play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Rritja e çmimeve/ Qeveria gati paketën e dytë financiare në mbështetje të qytetarëve

today22/06/2022

Background
share close

Inflacioni në shkurt 3.9% - ATSH -

Në kushtet kur rritja e çmimeve vijon, Ministria e Financave parashikon ndryshime në buxhet me qëllim që të vijojë mbështetjen për shtresat në nevojë.  Mësohet se qeveria do të shtyje deri në fund të vitit efektin e paketës se rezistencës sociale të prezantuar së pari në muajin Mars.

Burimet bëjnë të ditur se edhe për 6 muajt e mbetur të vitit 2022 në paketën e rezistencës 2 fokusi do të jenë pensionistët dhe shtresat në nevojë. Në paketën e parë financiare që mbyllet këtë Qershor qeveria vendosi t’u japë pensionistëve dhe familjeve në nevojë nga 3 mijë lekë për 3 muaj. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se edhe për muajt e tjetër të vitit skenari është i njëjtë. Janë 434 mijë qytetarë që do të përfitojnë këtë ndihmë.

Paketa e parë që është aktualisht në fuqi realizoi indeksimin e pensioneve me 3.3 miliardë lekë, kompensim me 3 mijë lekë për pensionistë e familje në nevojë, mbështetje 1.5 miliardë lekë për fermerët, 500 milionë lekë që mos të rritej çmimi i transportit publik, fond 20 miliardë lekë për energjinë elektrike dhe ndryshim të taksës progresive e rritjes së pagës minimale.

 

 

Ende nuk dihet nëse me paketën e dytë do të mbështeten edhe kategori te tjera qytetarësh, por burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se të ardhurat shtesë vetëm nga rritja e çmimeve në buxhet përgjatë 5 muajve të parë të vitit janë 13 miliardë lekë, ndërkohë që deri më tani janë alokuar afro 6 mld lekë për paketën anti-krizë dhe 20 miliardë lekë janë vënë në dispozicion si garanci për kompensime të energjisë elektrike në mënyrë që të mos rritej çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë, fond i cili nuk është prekur ende pasi situata në kaskada ka qenë e mirë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Shëndetsi

Rriten rastet e reja me COVID në vend, shkak ardhja e turistëve dhe eventet

Ditët e fundit në Shqipëri ka pasur një numër në rritje të rasteve me COVID. 219 qytetarë të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit, e pasqyruar kjo te përditësimi i përditshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë territorin është 829. Ekspertja e ISHP, Rovena Daja, u shpreh se numri i rasteve në rritje është një trend që po ndiqet në të gjithë […]

today22/06/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%