Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today19/09/2022
Tetë vjet pas mungesës së saj në ekran të madh, Diaz rikthehet me filmin e ri të realizuar nga Netflix, “Back In Action”.
Në një intervistë për emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, aktorja e pranoi se ndihej nervoze por edhe e emocionuar për rikthimin e saj para kamerave.
“Nuk është se i harron të gjitha gjërat rreth aktrimit. Unë kam shumë vjet që e bëjë këtë profesion, dhe gjithçka është një lloj procesi të cilin e mëson shumë shpejt.
Por, megjithatë, e kisha një ndjesi pak më ndryshe kësaj radhe”.

50-vjeçarja Cameron, po ashtu tregoi se është e lumtur për faktin se rikthimin në film po e bënë krahas aktorit, Jamie Foxx, me të cilin ka bashkëpunuar me dramën e vitit 1999, “Any Given Sunday” dhe në filmin e ripërpunuar muzikor, “Annie”.
“Filmi i fundit të cilin e realizova para shkëputjes time, ishte ai i vitit 2014, ‘Annie’, pikërisht me Jamie Fox.
Ai është një bashkëpunëtor i lehtë, i mrekullueshëm, shumë i talentuar dhe profesional.
Filmi ynë i ardhshëm do të jetë shumë argëtues për të gjithë, jam e sigurt për këtë”, deklaroi aktorja.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)