play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Restaurohet filmi shqiptar “Mësonjëtorja”, homazhi rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare

today12/09/2023

Background

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga filmi “Mësonjëtorja pas restaurimit.

Rama theksoi se “Mësonjëtorja” është filmi që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me “Mësonjëtoren”, filmin që i bën homazh rezistencës kombëtare për gjuhën tonë amtare, i cili ka rilindur falë restaurimit, ju uroj një ditë të bukur🙏”, shkruan Rama.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit restauroi filmin “Mësonjëtorja”, që mban firmën e regjisorit Muharrem Fejzo, skenarin e Natasha Lakos, dorën e piktorëve Shyqyri Sako e Ilia Xhokaxhi; lojën e shkëlqyer të Roza Anagnostit, Gulielm Radojës, Robert Ndrenikës, Ardian Cergës etj.

Restaurimi i filmit “Mësonjëtorja” përkoi me ditën e parë të shkollës.

Puna e bërë nga AQSHF në bashkëpunim me Harabel Contemporary Art Platform do të mund të shihet sot pasdite, në Pallatin e Brigadave.

Mësonjëtorja është një film-simbol i përpjekjes për dije dhe një homazh për të gjithë dëshmorët e gjuhës shqipe, që sakrifikuan gjithçka për të mbajtur ndezur këtë flakë.

Written by: Sasha Ndreka

Similar posts

Aktualitet

“El Niño” mund të ndryshojë klimën globale/ Paralajmërojnë ekspertët: 2026 rrezikon të jetë një nga vitet më ekstreme të regjistruara

Fenomeni klimatik “El Niño” është rikthyer zyrtarisht dhe, sipas modeleve të fundit klimatike, viti 2026 mund të shënojë një nga episodet më intensive të regjistruara ndonjëherë. Shkencëtarët parashikojnë një rritje të ndjeshme të temperaturës në Paqësorin qendror ekuatorial, me anomali që mund të kalojnë pragun e një “super El Niño”. […]

today02/07/2026

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *