play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rama për Bill Clinton: Orator i mahnitshëm i botës, përcaktoi historinë e Kosovës e gjithë rajonit

today03/07/2023

Background
share close

Kryeministri i vendit Edi Rama e ka nisur me emocion të veçantë fjalimin për ish-Presidentin amerikan Bill Clinton. Ai theksoi se Clinton është i njohur si një ndër oratorët më magjepsës të historisë së botës, e se personalisht për të ka shërbyer si një model i veçantë me fjalimet e tij.

 

Kreu i qeverisë nuk la pa përmendur dhe kontributin e madh të Bill Clinton në çlirimin e Kosovës duke e cilësuar fjalimin e 24 Marsit të vitit 1999 si një gur përcaktues në historinë e gjithë rajonit.

“Fort i nderuari dhe shumë i dashuri Presidenti Clinton, nuk ka qenë kurrë me e vështirë për mua sesa të përgatisem të flas dhe pastaj dhe të flas, tani këtu duke e ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit qysh përpara se sat ë hyja në jetën politike ja kam parë, dëgjuar, lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Në kërkimin e paqes, prosperitetit e dashurisë mes njerëzve ku rruga është vetë qëllimi i të gjitha përpjekjeve e më pas jo vetëm ja kam riparë e rilexuar ato që ka thënë, por edhe studiuar se si i ka thënë, për të mësuar jo vetëm nga përmbajtja, por edhe artin e tij të pashembullt të komunikimit. Duke i admiruar atë që as nuk mësohet dot e as nuk tregohet dot, empatinë magjepsëse që e bën një ndër oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. Më lejoni t’ja nis si çdo nxënës, që nga shpallja e tij si President, ai predikon fuqinë e drejtësisë te lamtumira në janarin e vitit 2001, ku na këshillon këmbënguljen deri në fund, nga fjala e memorialit në Oklahoma ku na tregon se rruga e pajtimit është e vetmja, te fjala e memorialit të Presidentit Rusvelt ku na ushqen kurajon përballë çdo pengese, te mbështetja e kandidatit kundërshtar në vitin 2008 ku na mëson zotnillëkun dhe solidaritetin e kështu vazhdimisht përmes qindra fjalimesh, njëri më i bukur se tjetri sepse ai bënte atë që thoshte, ai ia rrëmbeu zemrën Amerikës dhe frymëzoi Evropën e botën mbarë!

AI luajti një rol themelor në një botë besimhumbur te ideologjia dhe rrezatoi aq shumë edhe mbi ne këtu në Shqipërinë e vogël sepse ishte një rrugë gjenuine. Metoda Clinton e vendos fokusin te përgjegjësia qytetare sesa te partizanllëku politik. Rruga e drejtë ishte si uji në shkretëtire dhe sedra nuk më lë mos t’ua them zoti President se sot e gjithë ditën ku një parti e rrugës së tretë vazhdon e qeveris prej vitesh përmes reformash e fitoresh spektakolare. Ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës dhe çeljen e një epoke të re për këtë lagje të njohur si fuqia e barutit të botës e njohur me emrin Ballkan. Ne e kemi njohur forcën rrëqethëse të fjalës së Clinton në mbrëmjen e 24 marsit të 1999, ai fjalim përveçse një perlë në vetvete është për historinë e Kosovës dhe gjithë rajonin, një gur përcaktues”, u shpreh Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *