Protestat e studentëve rrëzojnë kryeministrin në Serbi, jep dorëheqjen Vuçeviç
Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviç njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se do të heqë dorë nga posti i tij. Po ashtu, ai njoftoi se dorëheqjen do ta japë edhe kryebashkiaku i Novi Sadit, Milan Gjuriç. Vendimet e tyre vijnë pas protestave masive të studentëve në Serbi si pasojë e tragjedisë në Novi Sad. Duke folur për mediat, Vuçeviç tha se pati një bisedë të gjatë me Presidentin […]