play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Rajoni

138 Results / Page 3 of 16

Background

Rajoni

Serbia mohon se ka përdorur top zanor në protestë, e gatshme për hetime nga FBI dhe FSB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Ushtria e Serbisë dhe Njësia e Policisë Ushtarake “Kobrat” nuk kanë top zanor, për të cilin disa pretendojnë se është përdorur në protestën e së shtunës në Beograd. Ndërkaq, kryeministri serb në largim, Millosh Vuçeviç, tha se ekzekutivi është i gatshëm të ftojë për hetime Byronë Federale amerikane të Hetimit (FBI) dhe Shërbimin Federal rus të Sigurisë (FSB). “Jemi të gatshëm që menjëherë […]

today17/03/2025

Rajoni

Tragjedia në Larisa, debate të nxehta në Parlament

Tragjedia në Larisa ka bërë që parlamenti grek të përfshihet nga një debat i nxehtë mes qeverisë së Kryeministrit Kyriakos Mitostakis dhe partive opozitare. Kreu i partisë së PASOK, Nikos Androulakis njoftoi depozitimin e mocionit të mosbesimit, duke thënë se do ta paraqesë kur të përfundojnë fjalimet e deputetëve. Ai akuzoi kryeministrin grek për mungesë ndjeshmërie. “Prisja qe pas protestës së miliona grekëve që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë, ju […]

today05/03/2025

Rajoni

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë, KQZ konfirmon fitoren e Albin Kurtit. Si renditen partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përfunduar numërimin e të gjitha votave të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa rezultatet janë publikuar të plota ditën e sotme. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar 342,281 vota, ose 40.80%. Në përditësimin e mëparshëm, kur ishin ende shtatë vendvotime për t’u procesuar, LVV kishte 341,672 vota (40.84%). Kjo përfaqëson një rritje prej 609 votash. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 184,811 vota (22.03%), duke shënuar […]

today20/02/2025

Rajoni

Presidenti Begaj nderon personalitetet që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: Jemi një komb, një histori, një flamur!

Në një ceremoni solemne në Prishtinë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nderoi personalitetet nga Shqipëria dhe Kosova që kanë kontribuar në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e historisë së përbashkët dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve. Ai e ka konsideruar këtë moment si një ngjarje të rëndësishme për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe përpjekjet për një të ardhme të qëndrueshme e demokratike. Fjala […]

today18/02/2025

Rajoni

“Populli i Kosovës shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, si e njoftoi presidenti amerikan Bush krijimin e shtetit të ri në vitin 2008

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj, një ngjarje historike që u përkrah nga shumë vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një konferencë për media pas shpalljes së pavarësisë, presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George Bush, shprehu mbështetje të fuqishme për këtë vendim. Ai deklaroi: “Mirëmëngjesi. Të dielën, populli i Kosovës shpalli pavarësinë e tij. Ata kërkuan njohjen diplomatike nga Shtetet e Bashkuara, dhe dje, […]

today17/02/2025

Rajoni

Osmani kërkesë kryetarit të KQZ-së: Ruani integritetin e procesit zgjedhor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në mëngjes ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniçin, me ç’rast kërkoi ruajtjen e integritetit të procesit të zgjedhjeve të 9 Shkurtit, pas telasheve të vazhdueshme me të cilat është përballur platforma elektronike e raportimit të rezultateve. “Presidentja ripotencoi rëndësinë e angazhimit të plotë për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të këtij procesi”, tha Presidenca në […]

today13/02/2025

Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Po numërohen kutitë e fundit, Vetëvendosje forcë e parë me 41% të votave

Në Kosovë janë numëruar 96.8% e kutive të votimit deri në këto momente. Kryeministri Albin Kurti shpalli fitoren në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne duke njoftuar nisjen e bisedimeve për formimin e qeverisë së re. Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 41.10%, të votave, PDK-ja 22.25%, LDK-ja, 17.77%, AAK-ja 7.46, Lista Serbe 4.01% e Koalicioni për Familje 2.28%. Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme […]

today10/02/2025

Rajoni

BE-ja i kërkon sërish Serbisë të çojë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë sërish thirrje Serbisë për të ndërmarrë hapat të menjëhershëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e dyshuar për sulmin vdekjeprurës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës në vjeshtën e vitit 2023. “Ne e kemi marrë parasysh paralajmërimin e zyrës së prokurorit të lartë në Beograd më 2 dhjetor 2024 për hapjen e hetimeve në këtë rast”, tha një zëdhënës i bllokut të premten. […]

today07/02/2025

Rajoni

Komisionarja Kos kërkon hetime për dhunën ndaj protestuesve në Serbi

Komisionarja për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Marta Kos, ka bërë thirrje për dialog gjithëpërfshirës në Serbi për t’i adresuar shqetësimet që ekzistojnë në atë vend dhe për hetime të pavarura dhe të plota për rastet e sulmeve ndaj protestuesve. Tre muaj pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona, protestat e studentëve në Serbi vazhdojnë. Atyre u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë që i mbështesin. […]

today05/02/2025