Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/09/2022
Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, po përballet me një padi për shkelje të së drejtës së autorit, për postimin e një fotoje të saj në Instagram.
Pretendohet se ajo nuk kishte të drejta për ta përdorur atë.Fotografi, Robert Barbera, i cili e ka shkrepur fotografinë në fjalë, ngriti padi kundër Cyrus në gjykatën federale të Kalifornisë, më 9 shtator.
Ai pretendon se imazhi i postuar në Instagramin e këngëtares në shkurt të vitit 2021, ishte bërë pa lejen e tij.
Mediat nderkombetare raportojnë se ankesa e Barberas sugjeron që Cyrus, ka përfituar financiarisht nga ky postimi i cili i rriti vizitat në llogarinë e saj.
Prandaj, fotografi po kërkon gjyq, si dhe dëmshpërblim faktik dhe ligjor.
Në fillim të vitit, Robert Barbera, po ashtu paditi yllin muzikës pop Dua Lipa, për shpërndarjen e një fotografie të realizuar nga ai, në llogarinë e saj në Instagram.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)