Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today25/05/2023
Qeveria shqiptare ka vendosur të ndajë më shumë se një miliardë lekë të vjetra për katër komunitetet kryesore fetare. Vendimi i Këshillit të Ministrave është firmosur këtë të mërkurë, me urdhëresën për të hyrë në fuqi menjëherë.
Pjesën më të madhe të financimit e merr Komunitetit Mysliman i Shqipërisë, me 33,840,000 lekë, më pas Kisha Ortodokse Autoqefale me 26,400,000 lekë, e ndjekur nga Kisha Katolike përfiton shumën 26,400,000 lekë dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane me 26,360,000 lekë.
Ajo që bie në sy, është se Dëshmitarët e Jehovait janë përjashtuar nga kjo mbështetje financiare e Qeverisë shqiptare, edhe pse një javë më parë në raportim e përvitshëm të DASH për liritë fetare, evidentohej fakti se ky grupim nuk kishte marrë asnjë fond shtetëror.
Masa e financimit, prej 113 000 000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2023, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, përdoret, si më poshtë vijon:
a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 33, 840, 000 (tridhjetë e tre milionë e tetëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:
b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26, 400, 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind e mijë) lekë, të ndarë në:
c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 26, 400, 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekë, të ndarë në:
ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 26, 360, 000 (njëzet e gjashtë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të ndarë në:
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)