Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenti rus Vladimir Putin ka emëruar Denis Lyamin në krye të Forcave të Sistemeve pa Pilot, një strukturë e re ushtarake e krijuar nga Rusia që do të merret me luftën me dronë.
Lyamin më herët ka mbajtur postin e shefit të shtabit të grupit ushtarak rus “Qendra”. Krijimi i kësaj force të re vjen në një kohë kur përdorimi i dronëve është rritur ndjeshëm në luftën në Ukrainë, ndërsa të dyja palët kanë intensifikuar sulmet me mjete pa pilot dhe raketa me rreze të gjatë veprimi.

Ndërkohë, Bashkimi Europian ka vendosur të përdorë 1.4 miliardë euro nga interesat e aseteve ruse të ngrira për të mbështetur Ukrainën.
Sipas Komisionit Europian, fondet vijnë nga interesat e krijuara prej parave të Bankës Qendrore ruse, të ngrira nga BE-ja pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.
“Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shtuar se këto fonde do të ndihmojnë Ukrainën në rezistencën e saj ndaj agresionit rus.

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)