play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Pretendon se flet me Alienët: Ata kanë një mesazh për njerëzimin

today21/06/2022

Background
share close

Mafe Walker, la mujer que asegura hablar idioma alienígena - TechnoNoticias

Një grua ka pohuar se mund të komunikojë me alienët pasi ka vizituar një piramidë të lashtë dhe thotë se ajo ka një mesazh për njerëzimin.

Pretendimi i çuditshëm u bë nga Mafe Walker, 45 vjeç, e cila thotë se flet një gjuhë sekrete aliene pas një udhëtimi të fundit në piramidat e lashta Teotihuacan, jashtë Mexico City. Kolumbiania ka postuar një video duke shpjeguar se alienët i dhanë asaj aftësinë për të komunikuar me ta.

Që atëherë ajo ka ndarë një sërë videosh të saj duke qëndruar jashtë vendndodhjeve  të ndryshme, duke folur “gjuhën sekrete”.

Ajo kurrë nuk ka shpjeguar se pse i filmon këto video.

Një komentues tha: Unë tashmë e kam kuptuar që alienët janë shumë të dashur, ata e duan njëri-tjetrin dhe na duan neve.

45-vjeçarja pretendon gjithashtu se është një medium për mesazhin që jashtëtokësorët po përpiqen t’i dërgojnë racës njerëzore.

Gjatë një interviste në një emision meksikan, Walker pretendoi se ajo është një udhërrëfyese telepatike “për një portal galaktik.”

Ajo tha se alienët duan të kontaktojnë njerëzit sepse ata ndjejnë “dashuri të pamasë”.

Gruaja që gjithashtu pretendon se ka arritur të hyjë në dimensione të tjera thotë se trupi i saj gjeneron dridhje një frekuence të veçantë që ajo lëshon dhe kështu ajo është në gjendje të lidhet me alienët, shkruan The Sun.

Në një intervistë për La FM, ajo tha se e kishte dhuntinë të fliste me alienët që kur ishte fëmijë, por e humbi kur u rrit – deri në vitin 2012 kur iu rikthye pushteti.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Politikë

Samitin i BE në Bruksel, Rama: Presim një tjetër jo

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se ka komunikuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski në lidhje me samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian, që do të zhvillohet më 23 qershor në Bruksel. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se nga ky samit pret një tjetër përgjigje negative, sa i takon çeljes së negociatave me BE-në. Kjo sipas kreut të qeverisë, për shkak […]

today21/06/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%