play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

624 Results / Page 53 of 70

Background

Politikë

Rama sipërmarrësve: Epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të përfundojë

Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrjen për të diskutuar mbi domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave, theksoi se ka ardhur momenti që “epoka e shfrytëzimit të punonjësve duhet të përfundojë”. “Tani sipërmarrja po e shikon se lufta për ruajtjen e burimeve njerëzore i ka hyrë në territorin e vet. Po e shikon se si po i ikin nga duart ato forca pa të cilat sipërmarrja vdes, njerëzit. […]

today17/03/2023

Politikë

KQZ vendos mosregjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi nuk ka regjistruar asnjë nga palët e PD në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Sipas Celibashit, të dy palët kanë pasur mungesë në dokumentacionit, ndërkohë që vendimin mund ta ankimojnë në KAS brenda 3 ditësh. Në arsyetimin e tij, Celibashi ka vlerësua se kërkesa e palës së Berishës nuk qëndron pasi sipas vendimit të gjykatës është Lulzim Basha ai që rezulton […]

today14/03/2023

Politikë

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi BE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një postim në Facebook kryeministri shkruan: Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian. Sipas këtij vendimi, data […]

today09/03/2023

Politikë

Rama nga Berlini: Samiti i radhës në Tiranë, hera e parë që spostohet në Rajon

Pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Berlin, dy liderët kanë dalë në një konferencë për mediat. Në fjalën e tij Rama falënderoi Scholz për angazhimin e tij personal dhe të qeverisë federale për  të mbështetur vijimësisht Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Rama po ashtu bëri me dije se për herë të parë, samiti i Berlinit do të mbahen në Tiranë më […]

today07/03/2023

Politikë

Gjykata e Apelit merr vendimin, Berisha mbetet pa vulë

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të dërgojë në rigjykim në Shkallë të Parë çështjen për drejtimin e Partisë Demokratike. Gjykata pranoi kështu një prej pretendimeve të grupimit Alibeaj, që kishte kërkuar ose vendim për rrëzimin vendimit të Shkallës së Parë, ose rikthim për rigjykim. Ndërkohë, grupimi Berisha kishte kërkuar që të mos legjitimohej ankimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj. Kjo lëvizje do thotë se Sali Berisha mbetet pa vulë në […]

today03/03/2023

Politikë

Zyrtare, Shqipëria hap Ambasadë në Azerbajxhan

Republika e Shqipërisë ka marrë vendimin për hapjen e misioni diplomatik “Ambasadë” në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Vendimi  është firmosur dhe hyn në fuqi menjëherë duke u botuar në “Fletoren Zyrtare: Njoftimi: V E N D I M PËR HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË AZERBAJXHAN Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm […]

today01/03/2023

Politikë

Rama mbron Albin Kurtin: Askush të mos e akuzojë për tradhti

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas takimit të djeshëm mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel, ku u dakordësuan për planin evropian. Ky zhvillim është konsideruar historik nga ana e Ramës, teksa shton se është rruga e duhur drejt së ardhmes. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se Kurti ka bërë gjënë e duhur duke e pranuar planin dhe u ka bërë thirrje që askush mos ta akuzojë […]

today28/02/2023

Politikë

Rama: Paga minimale bëhet 40 mijë lekë brenda disa javëve

Kryeministri Edi Rama, tha se shumë shpejt paga minimale në Shqipëri do të bëhet 40 mijë lekë. “Kur them shumë shpejt, do të thotë brenda disa javësh dhe do të fillojë të aplikohet shumë shpejt. Nuk duam që të ketë një pagë nën 40 mijë lekë në Shqipëri, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat”, tha Rama në një takim me studentët përfitues të programit të ri të bursave […]

today09/02/2023

Politikë

Presidenti Biden emëron ambasadorin e ri të SHBA në Shqipëri, ja kush pritet të zëvendësojë Yuri Kim

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Zoti Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike. David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe […]

today24/01/2023