play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

“Persuasion”,filmi bazuar në romanin e Jane Austen vjen në Netflix më 15 korrik

today15/06/2022

Background
share close

Është publikuar traileri i parë i dramës së ardhshme amerikane, “Persuasion”, i cili vjen me regji të Carrie Cracknellit dhe skenar të shkruar nga Ron Bass dhe Alice Victoria Winslow.

Filmi bazohet në romanin me të njëjtin titull  të autores së famshme, Jane Austen. Ai  sjell historinë e një vajze të re të quajtur Anne Elliot, e cila është 27-vjeçare dhe ende e pamartuar. Megjithatë, shtatë vjet më parë ajo e kishte refuzuar një propozim për martesë nga Frederick Wentworth, një oficer detar i varfër por i guximshëm.

Kur ai rikthehet në jetën e saj, por tani si një kapiten i dekoruar dhe i suksesshëm, Anne e gjen sërish veten të ndarë mes detyrimeve të saj dhe dëshirave të zemrës.

First Look of Dakota Johnson, Cosmo Jarvis, and Henry Golding in Netflix's  'Persuasion'

Në rolet kryesore të këtij projekti vijnë aktorët, Dakota Johnson, Cosmo Jarvis, Nikki Amuka-Bird, Richard E. Grant dhe Henry Golding.

“Persuasion” do të vijë  në platformën Netflix më 15 korrik të këtij viti.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%