play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Përfundon takimi mes Papës dhe Rubios në Vatikan

today07/05/2026

Background

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një takim me Papa Leonin e XIV në Vatikan sot në 7 maj, në një moment tensionesh mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kreut të Kishës Katolike, lidhur me luftën në Lindjen e Mesme dhe politikat amerikane ndaj emigracionit.

Takimi mes Rubios dhe Papës zgjati rreth 45 minuta. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, gjatë bisedimeve u diskutua situata në Lindjen e Mesme, si edhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Pas takimit, Rubio reagoi edhe në rrjetet sociale duke shkruar: “Takim me Papën për të theksuar angazhimin tonë të përbashkët në promovimin e paqes dhe dinjitetit njerëzor”.

Vizita e Rubios në Selinë e Shenjtë zgjati rreth dy orë e gjysmë dhe përfshiu edhe bisedime me kardinalin Pietro Parolin, i cili drejton diplomacinë e Vatikanit. Fotografitë e publikuara nga Vatikani treguan momentin kur Papa dhe Rubio shtrënguan duart në Pallatin Apostolik, para nisjes së bisedimeve.

Takimi vjen në një periudhë përplasjesh publike mes Trumpit dhe Papës. Papa Leoni ka kritikuar hapur luftën SHBA-Izrael ndaj Iranit dhe politikat e ashpra anti-emigracion të administratës amerikane.

Vetëm pak ditë më parë, Trump deklaroi se Papa po “rrezikonte shumë katolikë” duke kundërshtuar luftën dhe pretendoi se ai mbështeste mundësinë që Irani të zotëronte armë bërthamore.

Papa reagoi menjëherë ndaj këtyre deklaratave duke theksuar se misioni i Kishës është predikimi i paqes dhe jo mbështetja e luftës apo armëve bërthamore. “Detyra e Kishës është të predikojë Ungjillin dhe paqen”, deklaroi Papa, duke ritheksuar kundërshtimin e Vatikanit ndaj armëve bërthamore dhe konflikteve ushtarake.

Ndërkohë, para takimit me Rubion, Papa Leoni zhvilloi bisedime edhe me kryeministrin polak Donald Tusk, ku diskutuan mbi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shmangien e kaosit global përmes unitetit mes vendeve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *