Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today07/06/2022
Aktorja latine me famë botërore, Penelope Cruz, ka fituar një prej shpërblimeve më të
rëndësishme të filmit në Spanjë, për kontributin e dhënë në kinematografi. Juria e cila e
ndau çmimin, “National Cinema Award”, ishte unanime në vendimin e saj për ta nderuar
yllin e lindur në Madrid, të cilën më pas, në një prononcim për mediat, e përshkroi si “një
aktore ikonike, puna e së cilës e pasuron trashëgiminë kulturore të Spanjës”.“

E përkushtuar ndaj profesonit, ajo kërkon përsosmëri në punën e saj, çka ia ka
mundësuar t’i krijojë disa prej personazheve më të paharrueshme në historinë e
kinematografisë sonë”, shkruhej në deklaratën e jurisë. Nderkohe kryeministri spanjoll
Pedro Sanchez me vleresimet me te larta,e uroi aktoren ne Twitter duke shkruar:” “Ajo
është mishërimi i kinemasë spanjolle dhe ndërkombëtare”, teksa e vlerësoi talentin e saj
të pafund dhe performancat e jashtëzakonshme.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)