Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në Metz të Francës, në ditën e fundit të vizitës së tij katërditore, Papa Leoni i XIV i bëri thirrje Evropës të rikthejë dialogun dhe të tregojë gatishmëri për kompromis, një kohë kur përpjekjet për ti dhënë fund luftës në Ukrainë vijojnë të dështojnë.
“Është e nevojshme të angazhohemi në dialog të durueshëm, të tregojmë guxim në negociata dhe të jemi të gatshëm të sakrifikojmë disa qëndrime për të mirën më të madhe të paqes”, tha Papa Leoni.
“Sot duhet të pyesim veten nëse po bëjmë vërtet përpjekje krijuese për të nxitur paqen në botë, apo thjesht po përpiqemi të ndalim gjakderdhjen e luftës dhe të përgatitemi më mirë për konfliktet që mendojmë se do të vijnë”, tha Papa Leoni.
Në krah të presidentit francez Emmanuel Macron, Leo vlerësoi gjithashtu rolin e Evropës në ruajtjen e demokracisë dhe respektit për tjetrin.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)