play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art dhe Kulturë

Panairi i Librit 2023: Ndahen çmimet për autorët dhe librat e vitit

today20/11/2023

Background
share close

Juria e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dha keto çmime dhe vlerësime për autorët dhe përkthyesit e vitit.

Çmimin “Shkrimtari/ja më i/e mirë” për vitin 2023 e mori Mira Meksi për romanin “Parisi vret” me motivacionin: “Për gërshetimin e erudicionit me hedonizmin, për zhytjen në zgafellet e historisë dhe të psikologjisë; për shkrirjen e fakteve me trillimin; për një këndvështrim tjetër mbi disa tabu me rrënjët në kohën e diktaturës, të cilat ende na shoqërojnë; për lëvrimin elegant të gjuhës.”

Çmimi “Përkthyesi më i mirë i vitit” iu dha Ana Koves, për romanin “Daullja prej llamarine”, nga Gunter Grass motivacion: “Për ballafaqimin e denjë me librin kompleks të një autori sfidues; për përcjelljen në shqip të fantazisë së tij të guximshme, të tisit satirik dhe simbolikës… Për pasurimin në mënyrë cilësore të bibliotekës së shqipes me një gur miliar të letërsisë botërore. ”

Çmimin “Vepra më e mirë studimore” e mori Thomas Frashëri, për veprën me titull “Frashëri i shquar, i panjohur” me motivacion: “Për një vizatim të plotë e sidomos të plotësuar me fakte të panjohura të një peme shqiptare me rrënjë të forta, trung solid dhe kurorë të dendur siç janë Frashërllinjtë. Për gërshetimin e akribisë shkencore me rrëfimin tërheqës, duke krijuar një portretizim harmonik brenda mozaikut të gjerë të kontekstit historik dhe gjeografik.”

Çmimi “Lbri më i mirë për fëmijë” iu Rudina Çupit, për librin “Gjyshja me zemrën prej ketri” me motivacion: “Për njohjen e botës fëmijërore, për praninë e elementit bashkëkohor, për gërshetimin e letërsisë me didaktikën.”

Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge iu dha Diana Çulit për përkthimin e veprës “Të pandarat” të Simone de Beauvoir, me motivacion: “Përmes zgjedhjeve përkthimore, fuqisë së fjalës dhe sintaksës së rrjedhshme, respekton stilin autentik të Simone de Beauvoir duke sjellë një atmosferë njëherësh intime e emocionuese.”

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%