play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Nxënësit francezë në protestë

today29/09/2026

Background
share close

Nxënësit e shkollave të mesme në Francë bllokuan mesimin ​​të martën, ndërsa nëpunësit civilë hynë në grevë, si protestë ndaj shkurtimeve të planifikuara të buxhetit në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale, sondazhet e opinionit publik tregojnë vazhdimisht mungesën e thellë të popullaritetit të qeverisë së qendrës së djathtë dhe të presidentit.

“Ne duam më pak polici sepse mendojmë se ka një represion të madh policor, si ndaj lëvizjeve të nxënësve të shkollave të mesme ashtu edhe ndaj lëvizjeve sociale në përgjithësi, një pjesë e madhe e të cilit është krejtësisht e pajustifikuar. Ne besojmë se ky është një problem real, veçanërisht kur ka një mungesë kaq të madhe fondesh diku tjetër, këtu në shkollën tonë dhe në sistemin arsimor kombëtar në përgjithësi”, tha një nxënës, Mael Breton.

Shkurtimet buxhetore që po nxisin protestat kapin vlerën 54 miliardë euro. Përballë një defiçiti të lartë dhe borxhit publik në rritje të shpejtë, qeveria po zbaton masa të rrepta shtrënguese.

Në këtë kontekst, mësuesit, zjarrfikësit dhe nëpunës të tjerë civilë po dalin në protesta për të kërkuar kushte më të mira pune dhe rritje pagash.

Sipas të dhënave, mësuesit francezë paguhen dukshëm më pak se kolegët e tyre në vendet e tjera evropiane.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *