Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today21/09/2022
Kelly Clarkson u nderua me yll në bulevardin e të famshmëve në Hollywood.
E rrethuar nga anëtarët ikonik të jurisë së shout “American Idol”, Simon Cowell, Paula Abdul dhe Randy Jackson, fituesja e edicionit të parë të kësaj gare muzikore dukej shumë e lumtur në ceremoninë e zbulimit të yllit të saj.
Ky nderim i këngëtares zuri vend disa javë pasi e shënoi 20 vjetorin e triumfit revolucionar në “American Idol”, që e vendosi atë në rrugë drejt suksesit dhe shndërrimit në një prej superyjeve të muzikës në Amerikë.

“Ky është vendi ku fitova para 20 vjetëve.
Ndihem me fat dhe e bekuar.
Ekzistojnë ëndrra të cilat nuk e dije që i ke por pastaj ato realizohen dhe ti ndihesh shumë e bekuar për gjithçka”.
Në fillim të këtij muaji, Clarkson nisi edicionin e katërt të emisionit të saj ditor, “The Kelly Clarkson Show”, i cili aktualisht është duke u xhiruar në New York.
/kelly-clarkson-star-walk-of-fame-092022-1-320bd401d12a4425939d4daace1ece31.jpg)

Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)