Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Johnny Depp dhe Al Pacino pritet të realizojnë një film për Amedeo Modigliani, piktori italian që vdiq në varfëri në vitin 1920, por që më vonë u bë i famshëm për pikturat e tij nudo me fytyra dhe me gjymtyrë të zgjatura.
Në vitet 80’, Al Pacino dëshironte të bënte një film për piktorin së bashku me regjisorin e njohur, Martin Scorsese, por në fund ata e braktisën projektin.
Filmi do të përshtatet nga drama e Denis McIntyre, “The Modigliani”, e cila u botua në vitin 1979.
Ngjarjet zhvillohen në vitin 1916 gjatë një periudhe krize në jetën e piktorit dhe shfaqen gjithashtu artistët e tjerë Maurice Utrilo dhe Chaim Sutin, si dhe poeten Beatrice Hastings, e cila ishte e dashura e Modiglianit në atë kohë.
Ende nuk behen me dije detaje te tjera mbi kastin apo nisjen e xhirimeve.
Ky do të jetë filmi i dytë i Deppit si regjisor, 25 vjet pasi drejtoi filmin “Brave”, ku luajti së bashku me legjendën Marlon Brando, ndërsa Al Pacino do të jetë producent i filmit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)