Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/09/2022
Kompania e transportit publik të Vjenës “Wiener Linien” është e para në botë që teston një avatar për dëmtimin e dëgjimit në një aplikacion të transportit publik.
Aplikacioni është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë “Sign Time” dhe është i disponueshëm për telefonat celularë Android.
Siç njoftuan autoritetet e kryeqytetit austriak, avatari i gjuhës së shenjave quhet “Iris” dhe “Wiener Linien” është në kërkim të vullnetarëve për të testuar përdorimin e avatarit.
Në mënyrë që edhe njerëzit që përdorin gjuhën e shenjave të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm për një udhëtim të qetë me automjetet e transportit publik, avatari virtual i punonjësve të Wiener Linien, “Iris”, në të ardhmen do të përkthejë informacione të rëndësishme, siç është planifikimi i rrugës së udhëtimit.
Pothuajse 5000 emra stacionesh “Wiener Linien” dhe pothuajse 30 lloje të keqfunksionimeve që ndodhin ose në automjete ose në rrjetin e linjave të transportit të qytetit janë përkthyer paraprakisht.
Në rast të ndërprerjes së drejtimit, siç shpjegohet, informacioni përkatës duhet të jetë i disponueshëm drejtpërdrejt dhe automatikisht në gjuhën gjermane të shenjave.
Çdo pjesë e informacionit do të shënohet me një palë duar të kuqe.
Blerja dhe shfaqja e një bilete për transportin publik funksionon drejtpërdrejt dhe thjesht përmes aplikacionit.
Përkthime shtesë në gjuhën e shenjave do të përditësohen vazhdimisht.
Përveç versionit për telefonat Android, është planifikuar edhe një version për iOS, njoftuan autoritetet e Vjenës
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)