play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Nis sot shpërndarja e bonusit për pensionistët

today03/03/2025

Background
share close

Ditën e sotme nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, i konsideruar si bonusi i Pranverës.

Të gjithë pensionistët do të mund ta tërheqin bonusin e tyre në sportelet e Postës Shqiptare dhe në ato të bankave të nivelit të dytë

Të gjithë ata pensionistë që marrin më pak se 20 mijë Lekë të reja pension në muaj do të përfitojnë një bonus prej 10 mijë Lekësh të reja. Kjo masë e qeverisë prek 511 mijë pensionistë në mbarë vendin.

Ndërsa të moshuarit që marrin një pension mbi 20 mijë lekë të reja në muaj do të përfitojnë një bonus prej 5 mijë Lekësh të reja.

Në total, nga ky bonus përfitojnë 730 430 pensionistë.

Afati i tërheqjes së Bonusit të Pranverës është deri më 30 Shtator. Ky është bonusi i dytë brenda 6 muajsh pas atij të fundvitit që qeveria shpërndau për pensionistët.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *