Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Nafta do të shitet me 169 lekë për litër, 3 lekë më pak sesa dje ndërsa benzina do të shitet me 172 lekë për litër nga 175 që ishte ditën e djeshme. Sa i përket çmimit të gazit, do të shitet me 62 lekë/litri nga 66 që ishte dje.
Njoftimi i Bordit të Transparencës:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 02.05.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 740, -35 nga data 02.05.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 633, -24 nga data 02.05.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 101.18 (- 0.62 nga data 02.05.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 169 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 157 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 62 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 50 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 75 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)