play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

Moment i veçantë për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti irlandez mban fjalim me bluzën e kombëtares kuqezi

today19/05/2022

Background
share close

Një moment i veçantë ka ndodhur për Shqipërinë gjatë seancës së Parlamentit Europian këtë të mërkurë, ku eurodeputeti irlandez Ciaran Cuffe, ka mbajtur një fjalim i veshur me fanellën e kombëtares shqiptare.

Gjatë fjalës së tij përballë ligjvënësve evropianë Cuffe tha se Shqipëria ka bërë progres në proceset integruese dhe theksoi se ka ardhur momenti që të hapen menjëherë negociatat për anëtarësim në BE.

“Lufta në Ukrainë na tregoi, se paqja është e brishtë. Në vitet 90, vendet e Ballkanit Perëndimor na e rikujtuan këtë. Nuk duhet të harrojmë kurrë, se vetëm përmes dialogut, mund të kapërcejmë urrejtjen, dhunën dhe përplasjet midis kombeve. Bashkimi Europian është një forum për shtet anëtare për të gjetur kompromise përmes fjalëve dhe jo armëve.

Duke pushtuar Ukrainën, Rusia sfidoi këto vlera themelore. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë me ne këto vlera, por spektri i luftës rëndon mbi rajonin.

Unë kam qenë në Shqipëri së fundmi, siç mund ta shihni dhe pashë për herë të parë zhgënjimin në rritje me procesin e integrimit europian. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha ndaj ne duhet të hapim menjëherë negociatat e anëtarësimit.

Nëse nuk e bëjmë jo vetëm që ne nuk do jemi në lartësinë e përgjegjësive tona, por ne rrezikojmë që të rrisim ndërhyrjen e atyre që përdhosin vlerat tona”, tha Cuffe.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Sociale

Rikonstruksioni i Piramidës, shikoni si është shndërruar objekti simbol i Tiranës. “Këmbana e Paqes” do rikthehet sërish si kujtesë e trazirave të 97’

Piramida e Tiranës është ende nën rikonstruksion, por edhe pse ende pa përfudnuar, shihet se si është shndërruar objekti simbol i kryeqytetit. Gjatë inspektimit që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin se Këmbana do të rikthehet sërish pas restaurimit dhe projektit të transformimit të Piramidës. Vite më parë, instalacioni “Këmbana e Paqes”, e […]

today18/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%