Dyshja e njohur e muzikës rep dhe hip-hop, Snoop Dogg dhe Dr. Dre, po bashkëpunojnë në realizimin e albumit të ri, “Missionary”, i cili vjen 30 vjet pas regjistrimit te “Doggystyle”.
Pasi ikonat e hip-hopit i ngacmuan fansat duke e paralajmëruar bashkëpunimin e parë muzikor në 3 dekadat e fundit, Snoop Dogg, e konfirmoi titullin e projektit të tyre të ardhshëm që është ende në fazat e para të realizimit.
“Unë dhe Dr. Dre kemi dy muaj që jemi duke punuar rreth albumit të ri.
Albumi i parë që e kemi realizuar së bashku është ‘Doggystyle’”, deklaroi Snoop për podcastin “KnoW Mercy”.
Megjithëse nuk ndau shumë hollësi rreth projektit, bëhet e ditur se albumi i ri i dyshes pritet të prezantohet për publikun në nëntor të këtij viti.
Post comments (0)