Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today30/07/2026
Serbia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje në parim për hapjen e konsullatave në Shkodër dhe Bujanoc. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç.
Në një deklaratë për Radio Beogradin, Gjuriç tha se ka zhvilluar bisedime pozitive me ministrin e ri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ku është arritur dakordësia paraprake për hapjen e përfaqësive konsullore të dy vendeve.
“Jam i lumtur që pata bisedime të mira me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin arritëm një marrëveshje në parim për të hapur konsullatat e dy vendeve tona në Shkodër dhe Bujanoc”, u shpreh Gjuriç.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)