Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Edhe pse Argjentina e Lionel Messit u mposht nga Spanja në finalen e Kupës së Botës 2026, ylli argjentinas ka treguar se futbolli shkon përtej rivalitetit në fushë.
Presidentja e Komunitetit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, bëri të ditur se Messi ka dhuruar 80 mijë euro për rindërtimin e zonës Sierra Oeste, e cila u godit rëndë nga zjarret shkatërruese të javëve të fundit.
Zjarret prekën 17 bashki të rajonit të Madridit, detyruan evakuimin ose izolimin e mbi 55 mijë banorëve dhe dogjën më shumë se 27 mijë hektarë tokë, në atë që konsiderohet si një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore në rajon në dekadat e fundit.
Gjesti i Messit merr një domethënie edhe më të veçantë duke kujtuar lidhjen e tij të fortë me Spanjën.
Pavarësisht se ai ishte një “armik” në Madrid për shkak të rivalitetit me Barcelonën, ai zgjodhi të ndihmojë një vend ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Një veprim që dëshmon se solidariteti është më i madh se çdo rivalitet sportive.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)