Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Mbretëria e Bashkuar po përjeton këtë të mërkurë një nga ditët më të tensionuara politike të vendit. Vëmendja ishte përqendruar te fjalimi tradicional i mbretit Charles III, i njohur si “King’s Speech”, ku qeveria përcakton zyrtarisht axhendën e saj.
Por kjo ngjarje u eklipsua nga raportet se ministri i Shëndetësisë, Wes Streeting, po përgatitet të japë dorëheqjen për të sfiduar drejtpërdrejt kryeministrin Keir Starmer në drejtimin e Partisë Laburiste. Streeting dhe Starmer mbajtën një takim që zgjati vetëm pak minuta në zyrën e kryeministrit pa dhënë detaje se çfarë diskutuan.
Megjithatë, pavarësisht krizës, ceremonia madhështore e hapjes së Parlamentit u zhvillua sipas traditës britanike. Mbreti Charles III lexoi programin legjislativ të qeverisë për vitin e ardhshëm, duke paraqitur mbi 35 projektligje të reja. Në fokus janë ekonomia, energjia, siguria, emigracioni dhe reforma në shëndetësi.
“Qeveria ime do të kërkojë të përforcojë sigurinë afatgjatë të energjisë, mbrojtjes dhe ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar si një komponent thelbësor i forcës në skenën botërore”.
Qeveria synon gjithashtu forcimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian dhe investime në energjinë e gjelbër. Por shumë analistë politikë pyesin nëse Starmer do të mbetet mjaftueshëm gjatë në pushtet për t’i realizuar këto plane.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)