Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Dy aktoret fituese te cmimit “Oscar”, Angelina Jolie dhe Halle Berry, do t’i bashkojnë forcat për projektin e ardhshëm të zhanrit thriller- aksion, “Maude v Maude”.
Kompania “Warner Bros” i ka siguruar të drejtat autoriale të realizimit të filmit, pas një lufte ofertash me shumë studio.
Sipas portalit “Deadline”, Jolie dhe Berry po ashtu shërbejnë si producente të filmit, krahas Holly Jeter, Jeff Kirschenbaum dhe Joe Roth.
Roseanne Liang vjen në rolin e regjisores kurse për skenarin është përkujdesur, Scott Mosier.


Sipas burimeve të afërta, filmi do të ngjajë me hitet e arkave filmike “James Bond” dhe “Jason Bourne”, por detaje të sakta rreth temës që e trajton nuk janë zbuluar ende.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)