play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Uncategorized

Marrëveshja e shekullit në muzikë, Britney Spears i shet katalogun e saj të këngëve kompanisë së njohur

today11/02/2026

Background
share close

Këngëtarja amerikane Britney Spears ka shitur të drejtat e katalogut të saj muzikor.

Sipas asaj që raporton Rolling Stone, kompania Primary Wave do të marrë tashmë pjesën e pronësisë së Spears mbi hitet e saj më të njohura, përfshirë “…Baby One More Time”, “Oops!… I Did It Again”, “(You Drive Me) Crazy”, “I’m a Slave 4 U”, “Lucky” dhe “I’m Not a Girl, Not Yet a Woman”, mes shumë të tjerash.

Marrëveshja, e raportuar fillimisht nga TMZ, thuhet se është nënshkruar më 30 dhjetor. Nuk është bërë e ditur shuma e saktë e transaksionit, por sipas një burimi për TMZ, ajo është në të njëjtin nivel me marrëveshjen e Justin Bieber, i cili në vitin 2023 shiti katalogun e tij muzikor për rreth 200 milionë dollarë te Hipgnosis Songs Capital.

Primary Wave është e njohur për blerjen e katalogëve muzikorë të disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë. Në mars të vitit të kaluar, kompania bleu 50% të pasurisë së The Notorious B.I.G., ndërsa më parë ka arritur marrëveshje me pasuritë e Whitney Houston, Bob Marley, Prince dhe liderit të grupit The Cars, Ric Ocasek. Në vitin 2020, edhe Stevie Nicks shiti të drejtat e saj të publikimit te kjo kompani.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *