play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sociale

Maratona e Tiranës në 23 Tetor, Veliaj: Ngjarja më e madhe sportive e vitit

today07/10/2022

Background
share close

Veliaj Sportistet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar të gjtihë qytetarët t’i bashkohen “Maratonës së Tiranës” që do të zhvillohet më 23 Tetor. Gjatë një takimi me përfaqësues të sportit, ku merrnin pjesë edhe atletë e sportistë kampionë si Luiza Gega, ai kujtoi se maratona, e cila deri dje as nuk perceptohej nga qytetarët si event sportiv, sot është kthyer në ngjarjen më të madhe sportive të vitit në qytet.

“Maratona e Tiranës shihej thjesht si një aktivitet i bukur sportiv. Qyteti nuk ishte mësuar me të tilla ngjarje, kur e organizuam vitin e parë. Njerëzit ecnin në mes të vrapuesve, s’ishin mësuar me bllokimin e rrugëve, por u bë 3-4 vite dhe tani qyteti jo vetëm e kupton se atë ditë nuk duhet të dalin me makina, por vijnë për të përshëndetur maratonën, ndërsa vetë bëjnë ecje, turistët dalin për të parë garën, dhe sot Tirana mund të organizojë një maratonë pa incidente”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku e vuri theksin edhe te rëndësia që ka nisma “Dita pa makina” dhe se si ajo ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit, krahasuar me disa vite më parë, bazuar edhe në aplikacionin zyrtar të Bashkimit Europian.

“Ne kemi parë efektin që kanë pasur “Ditët pa makina”, ditët sportive. Edhe ai që s’ka dalë nga shtëpia, ka ajër më të mirë, vetëm prej faktit që qyteti është bllokuar nga makinat. Sot nuk ka nevojë të dëgjosh qeverinë apo bashkinë, mund ta hapësh vetë aplikacionin e BE-së, “Il Meteo”, futu te sateliti përkatës dhe shikoje si është ajri në Tiranë. E gjetëm vetëm në të kuqe dhe në portokalli, sot është e gjelbër, shumë e gjelbër dhe e gjelbër fare. Pra, notat janë nga 8, 9 dhe 10-të. Në këtë sens, dua shumë që edhe maratonën ta kthejmë në një histori suksesi dhe në një biznes të jashtëzakonshëm për qytetin,” shtoi Veliaj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *