E Mërkura e Përhirtë, nisin 40 ditët e Kreshmës katolike! Papa Leone XIV: Shmangni fjalët e ashpra dhe gjykimet e nxituara
Sot është e Mërkura e Përhirtë e cila shënon ditën e parë të Kreshmës katolike, një periudhë 40-ditore lutjeje, agjërimi dhe solidariteti, e cila përfundon në perëndim të diellit të së Enjtes së Madhe. Është një kohë përgatitjeje për të kremtuar ringjalljen e Krishtit gjatë Pashkës. Gjatë Kreshmës, besimtarët e krishterë lexojnë vazhdimisht lutje, ndihmojnë të varfërit dhe ushtrojnë vetëpërmbajtje gjatë agjërimit duke hequr dorë nga lukset e jetës së […]