Infantino, mbledhje urgjente në Rabat
Presidenti i FIFA-s, Giani Infantino, ka thirrur një mbledhje urgjente në Rabat pas reagimeve të forta ndaj planit për krijimin e një kompanie të re që do të menaxhonte aktivitetet tregtare të Kupës së Botës dhe do t’u shiste një pjesë të aksioneve investitorëve privatë. Sipas mediave ndërkombëtare takimi do të zhvillohet sot. Plani i Infantinos u kundërshtua nga UEFA, konfederata të tjera, por edhe nga opinioni sportiv dhe politika. […]