Në Mal të Zi u zhvillua konferenca e përbashkët përmbyllëse lidhur me përgatitjen e dosjes përkatëse për UNESCO-n, me synimin e shpalljes së Liqenit të Shkodrës si Rezervë Biosfere Ndërkufitare. Ngjarja mblodhi mbi 70 pjesëmarrës, përfshirë përfaqësues nga palët dhe grupet e interesit, aktorë lokalë, donatorë, ekspertë, përfaqësues të ministrive […]