play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Kushi prezanton Drejtoreshën e re të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar

today24/05/2022

Background
share close

Pas një procedure konkurrimi që zgjati më shumë se një muaj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi sot bëri publik emrin fitues për drejtues të Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, i cili u përzgjodh mes dhjetëra aplikantëve nga fusha e arsimit.

“Prezantuam sot në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar znj. Rezarta Alla, e cila siç ka drejtuar prej disa vitesh me profesionalizëm dhe integritet Gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, jam besimplotë që do të sjellë frymë dhe energji të reja për të vijuar me sukses zbatimin e politikave tona në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar”- shkruan ministrja Kushi.

Me një përvojë 30 vjeçare në fushën e arsimit Rezarta Alla, e ka nisur misionin e arsimtares si mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Dibër. Në vitin 1999 punoi si mësuese në shkollat 8-vjeçare “Musine Kokalari” në Tiranë dhe në shkollën e mesme të përgjithshme “Abdulla Keta”.

Në vitin 2008 ajo u bë pjesë e një prej gjimnazeve më të mira “Ismail Qemali”, ku deri në vitin 2017 punoi si mësuese Gjuhë-Letërsie. Në periudhën në vijim Znj. Alla mbajti rolin e drejtueses së gjimnazit “Ismail Qemali”. Znj. Alla, krahas Masterit Shkencor në “Gjuhësi” dhe Masterit Profesional në “Menaxhim Arsimi”, është vlerësuar me shumë certifikata që lidhen me fushën e arsimit, komunikimit dhe teknologjisë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Sport

Presidenti i UEFA-s: Air Albania stadium i madhërishëm

Shqipëria është në sytë e gjithë botës, teksa të mërkurën në orën 21.00 në kryeqytet luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feynoord (Air Albania). UEFA ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku transmeton fjalët e Presidentit Alexander Ceferin për vendin tonë. Ceferin nuk kursehet aspak, duke i treguar të gjithëve se futbolli në vendin tonë është zhvilluar. “Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në aspektin e […]

today24/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%