Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Vala e AfD-së, partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, ka përfshirë pothuajse të gjithë landin e Saksoni-Anhaltit. Pesë vjet më parë, pjesa më e madhe e zonave zgjedhore në këtë land votoi për CDU-në, partinë e qendrës së djathtë të kancelarit Friedrich Merz.
Këtë herë rezultati ka ndryshuar ndjeshëm.
Të dhënat për lëvizjen e votuesve tregojnë se si arriti AfD-ja në këtë rezultat. Partia ka bindur të votojnë 157 mijë persona që pesë vjet më parë nuk kishin marrë pjesë në zgjedhje.
AfD-ja ka marrë gjithashtu rreth 20 mijë vota nga partitë e majta dhe pothuajse po aq nga FDP-ja, partia liberale, e cila këtë herë nuk arriti të kalojë pragun prej 5% për të hyrë në parlamentin e landit.
Vetëm rreth 2 mijë votues janë larguar nga AfD-ja drejt partisë BSW të Sahra Wagenknecht.
Burrat votojnë më shumë për AfD-në
Dallimi mes burrave dhe grave është i dukshëm. Rreth gjysma e burrave në Saksoni-Anhalt kanë votuar për AfD-në. Te gratë, mbështetja për këtë parti është 39%.
Në të kundërt, gratë kanë votuar më shumë për CDU-në: 19% e grave, krahasuar me 15% të burrave.
AfD-ja është shumë e fortë edhe te të rinjtë
Të dhënat sipas moshës janë veçanërisht interesante.
Mes të rinjve nën 25 vjeç, AfD-ja ka marrë 42% të votave. CDU-ja, e cila ka drejtuar Saksoni-Anhaltin që prej vitit 2002, ka marrë vetëm 5% në këtë grupmoshë.
Partia e majtë Die Linke ka marrë 17% të votave të të rinjve nën 25 vjeç.
Megjithatë, mbështetjen më të madhe AfD-ja e ka te personat e moshës së mesme. Mes votuesve 35 deri në 59 vjeç, ajo ka marrë më shumë se 52% të votave.
Rezultati më i dobët i AfD-së është te personat mbi 70 vjeç, ku ajo është barazuar me CDU-në, me nga 31%.
Ndërkohë, Të Gjelbrit kanë marrë mbështetjen më të madhe te të rinjtë e moshës 25–34 vjeç, me 16%.
Më pak arsim, më shumë vota për AfD-në
Një tjetër faktor i rëndësishëm është niveli i arsimimit.
Mes personave me arsim të mesëm ose profesional, AfD-ja ka marrë pothuajse 60% të votave. Në këtë grup, Të Gjelbrit kanë marrë vetëm 3-5%.
Ndërsa te personat që kanë përfunduar universitetin, mbështetja për AfD-në bie në 30%. Në këtë grup, Të Gjelbrit marrin 16%, pothuajse dyfishin e rezultatit të tyre në total.
Për CDU-në, niveli i arsimimit duket se ka shumë pak ndikim: partia ka marrë rezultate të ngjashme si te personat me arsim më të ulët, ashtu edhe te ata me arsim të lartë.
Pakënaqësia ekonomike favorizon AfD-në
Edhe gjendja ekonomike duket se ka ndikuar shumë në mënyrën se si kanë votuar njerëzit.
Mes punëtorëve, AfD-ja ka marrë gati 60% të votave.
Ndërsa te personat që thonë se janë të pakënaqur me gjendjen e tyre financiare, AfD-ja ka marrë pothuajse dy të tretat e votave. Asnjë parti tjetër nuk ka arritur 10% në këtë grup.
Veçanërisht i dobët është rezultati i SPD-së, partisë kryesore të së majtës gjermane. Mes njerëzve që ndihen ekonomikisht më të pasigurt, SPD-ja ka marrë vetëm 3% të votave.
Në anën tjetër, te personat që janë të kënaqur me të ardhurat dhe gjendjen e tyre ekonomike, mbështetja për AfD-në bie në 37%. CDU-ja arrin në 20%, ndërsa edhe SPD-ja dhe Të Gjelbrit marrin rezultate më të mira.
Filozofi gjerman Hegel shkruante se “bufi i Minervës e nis fluturimin vetëm në muzg”, duke dashur të thoshte se shpesh kuptimi i ngjarjeve bëhet i qartë vetëm pasi ato kanë ndodhur. Në rastin e Saksoni-Anhaltit, megjithatë, rezultati i zgjedhjeve mund të jetë fillimi i një epoke të re, jo vetëm për politikën gjermane, por edhe për politikën europiane.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)