Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Të gjithë individët apo subjektet që kanë detyrime të ndryshme tatimore të pashlyera, krahas pasurive të tjera, rrezikojnë t’u bllokohen edhe automjetet.
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se për këtë qëllim ka nënshkruar një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, e cila i mundëson Administratës Tatimore kërkimin e të dhënave mbi mjetet e tatimpaguesve në kohë reale.
Po ashtu, përmes kësaj marrëveshje, Tatimet angazhohen që paralelisht të zbatojnë të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrimeve me forcë.
Për të shmangur këto masa Drejtoria e Tatimeve ju bën thirrje tatimpaguesve të përmbushin detyrimet tatimore në mënyrë vullnetare dhe të mos tjetërsojnë pasuritë e tyre për të shmangur këto detyrime!
“Çdo subjekt që hyn në transaksione shit-blerje të mjeteve, duhet të sigurohet që mjetet objekt transaksioni nuk i përkasin tatimpaguesve debitorë. Çdo akt i nënshkruar në keqbesim ndërmjet palëve me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj Administratës Tatimore do të sjellë pasoja ligjore për pavlefshmëri”.
Krahas kësaj marrëveshje, Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur një aksion të gjerë verifikimi ndaj pronarëve të automjeteve luksoze, të cilët nuk justifikojnë blerjen e tyre.
Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, rezulton se rreth 400 automjete luksoze janë blerë gjatë viteve 2023-2024 nga persona që nuk figurojnë me të ardhura të deklaruara në sistemin tatimor.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)