Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/05/2022
Kelly Clarkson, e cila për shumë vite ka qenë anëtare e jurisë së shout “The Voice”, është larguar nga emisioni shumë i ndjekur i kanalit NBC.
Një muaj pasi nisën spekulimet se këtë vit, përbërja e jurisë së “The Voice” do të ndryshonte drastikisht, dhe pak orë pasi u konfirmua se Gwen Stefani do të rikthehej në këtë shou në vend të Ariana Grandes, u zbulua se anëtarja e preferuar e adhuruesve dhe fituesja e shumëfishtë e garës muzikore, Kelly Clarkson, gjithashtu po largohet nga projekti për t’u fokusuar në zhvillimin e emisionit të saj televiziv. Por fatmirësisht, ajo do të zëvendësohet nga një tjetër yll botëror i muzikës.
Behet fjalë për këngëtaren latine, Camila Cabello, e cila i bashkohet tre anëtarëve tjerë, Blake Shelton, John Legend dhe Gwen Stefani në sezonin e 22-të të “The Voice”.
Dy vjetët e fundit ishin të mira për Cabellon, e cila po e shijon suksesin e jashtëzakonshëm të filmit muzikor, “Cinderella”, i realizuar për platformën “Amazon Prime”. Albumi i saj i tretë i incizuar në studio, “Familia”, u lansua në prill të këtij viti, krahas një koncerti virtual të transmetuar në TikTok. Ajo pritet që nga fundi i 2022-s ta fillojë turneun me rok-grupin, “Coldplay”, si dhe është angazhuar për të performuar në ceremoninë hapëse të finales së Ligës së Kampionëve.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)