Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Radhë të gjata dhe kaos nëpër stacionet e trenave në disa qytete shkaktoi një sabotim i dyshuar që goditi rrjetin hekurudhor në Holandë mëngjesin e kësaj të marte, duke shkaktuar ndërprerje të rënda të energjisë elektrike dhe dëmtime në qarqet e kontrollit të linjave.
Kompania e menaxhimit të infrastrukturës hekurudhore, Prorail, njoftoi se në disa pika të shinave u gjetën materiale të vendosura qëllimisht për të dëmtuar sistemin.
Kompania paralajmëroi se rivendosja e shërbimit normal do të kërkojë kohë.
Kaosi në transport ndodhi në të njëjtën ditë kur qeveria holandeze prezanton buxhetin vjetor në Parlament.
Kjo ngjarje mbledh çdo vit mijëra qytetarë në Hagë për të parë parakalimin tradicional të familjes mbretërore.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)