Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidentja e Komisionit Evropian ka mbështetur propozimet që Kanadaja të bëhet “anëtari i parë i asociuar” i BE-së.
Në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian, Von der Leyen tha se dëshiron të “hapë derën” për Kanadanë, me synimin për të zgjeruar bashkëpunimin në sektorë strategjikë.
Kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili ishte i pranishëm në Parlamentin Evropian, ka folur ditët e fundit për krijimin e një “aleance unike” me Bashkimin Evropian, në kuadër të turit në Evropë, në një kohë kur marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara janë tensionuar.
“Nuk duhet të kemi iluzione për atë që po ndodh këtu. Kërcënimet hibride me të cilat përballet Evropa janë gjithnjë e më pak hibride dhe gjithnjë e më pak kërcënime. Sabotimi kibernetik, zjarrvënia, sulmet me dronë, ato po shtohen çdo ditë. Pra, ndërsa niveli i kërcënimit rritet, duhet të rritet edhe përgatitja e Evropës. Dhe, për këtë arsye, unë do të propozoj, së bashku me Kaja Kallas, një strategji të re evropiane të sigurisë”, tha Von Der Leyen.
Von Der Leyen njoftoi se vitin e ardhshëm do të organizohet një “Kongres i Ri i Europës” me rastin e 70-vjetorit të Traktatit të Romës
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)