Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today09/06/2022
Johnny Depp,është një prej aktorëve më të talentuar të brezit të tij.
Një prej figurave më kontroverse dhe interesante në industrinë e filmit.
Sot në 59 vjetorin e aktorit,i hedhim pak një sy biografisë dhe disa fakteve interesante mbi figurën e tij.
John Christopher Depp II,i njohur ne kinema si Johnny Depp eshte
aktor,producent,muzikant amerikan. Ai lindi me 9 qershor 1963 in
Owensboro, Kentucky. Babai i tij John ishte inxhinier ndersa e ema Betty
Sue Depp,shtepiake. Per shkak te punes te te atit,familja e tij u zhvendos
ne Miramar,Florida kur ai ishte 7-vjec. Ai jetoi per 1 vit ne nje motel,derisa i
ati gjeti pune dhe kjo ishte nje periudhe tejet e ngarkuar,ne te cilen per
shkak te presionit dhe stresit te gjerave,ne moshen 12-vjecare nisi te
eksperimentonte me duhanin,dhe substancat narkotike.
Ne vitin 1990 Johnny luajti ne muzikalin “Cry Baby” qe pervecse u
shnderrua ne nje kult,pati nje ndikim tek imazhi i mevonshem qe do te
krijonte Depp ne ekranin e madh. Me sa duket kishte ardhur momenti qe
Johnny Depp te shfaqte ne film potencialin e tij prej aktori eksentrik.
“Edward Scissorhands” ishte filmi qe e perfshiu Depp ne listen A te
aktoreve te Hollywoodit,filmi i regjisorit Tim Burton i cili grumbulloi me
shume se 54 milion $ ne arkat filmike . Depp kishte gdhedur profilin e nje
aktori serioz,pak te erret,duke zgjedhur role qe ishin nje surprize per
kritiken dhe publikun.
Ne vitin 2000 ne nje drame romance si “Chocolat” Johnny Depp luan
perkrah aktores Juliete Binoche ne filmin e regjisorit Laase Hallstrom.
Nje vit me vone ne filmin “Blow” perkrah Penelope Cruz, Johnny Depp pati
nje performance te jashtezakonshme si vete historia e filmit.
Ishte viti 2004 ku aktori do te vuloste jetegjatesine e nje prej roleve me te
vecanta ne ekranin e madh,kapitenin Jack Sparrow ne “Piratet e
Karaibeve”,qe ishte nje sukses ne arkat filmike dhe ne shnderrimin e tij ne
disa filma ne radhe. Ndersa kur luajti si krijuesi I Peter Pan J.M.Barrie ne
filmin “Finding Neverland” Depp mori nominimin e 10-te deri ne ate
moment,qe perfshinin 2 Oscar dhe te tilla per Globin e Arte.
Johnny Depp mbetet nje prej aktoreve me me stil ne industrine e filmit, me
nje prej zerave me te bukur, nje rockstar terheqes,nje instrumentist, dhe nje
prej talenteve absolute ne kinema.
Ne 2012-en,ai u listua ne librin erekordeve Guiness si aktori me i paguar me fitime prej 75 milion $
amerikane. Ne 2010-en,ai nisi produksionin e filmave me kompanine e tij
“Infinitum Nihil” ndersa formoi gjithashtu edhe grupin e rokut “The Hollywood
Vampires” me Alice Cooper dhe Joe Perry me te cilet mbajne koncerte dhe
turne.
Kompania e famshme e modes Dior ka prej vitesh nje partneritet me
Johnny-n,duke e perdorur ate si imazhin zyrtar te parfumeve te tyre
Sauvage by Dior. Kompania mbrojti me fanatizem figuren e aktorit pas
akuzave te ish-bashkeshortes per dhune,dhe deklaroi se nuk do te hiqte
dore nga kontrata me te dhe se besojne ne pafajesine e tij. Dhe Johnny e fitoi gjyqin.
Joshes,eksentrik,me dukjen dhe stilin me te vecante plot tatuazhe dhe
elemente qe identifikojne figuren e tij Johnny Depp i cili dy here eshte
cilesuar mashkulli me seksi ne bote nga revista “People”,njehere ne 2003-
shin dhe me vone ne 2009-en.
ALL RIGHTS RESERVED ©
Elsa Ymeri ©
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)