Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Marka ikonë e makinave luksoze “Lamborghini” ka biznese anësore dhe madje prodhon mjaltë që nuk është në dispozicion për shitje.
Në vitin 2016, “Lamborghini” ngriti një bletari me rreth 600 mijë bletë në parkun e tij.
Çdo vit, kompania prodhon 430 kg mjaltë, të cilin më pas ua jep punonjësve të saj për Krishtlindje.
“Porsche” ka diçka të ngjashme. Kompania gjermane zotëronte një bletari me 1.5 milionë bletë dhe gjatë vitit të parë prodhoi 400 kg mjaltë.
E gjithë sasia u shit në vetëm pak ditë dhe “Porsche” më pas e rriti numrin e bletëve në rreth 3 milionë dhe sot prodhon një ton mjaltë në vit.
Bentley gjithashtu prodhon mjaltë në Britaninë e Madhe.
“Lamborghini” zotëron një termocentral të madh fotovoltaik në Sant’Agata Bolognese, i cili aktualisht është më i madhi në rajonin italian të Emilia Romagna.
Që nga viti 2010, ajo ka reduktuar emetimet e CO2 me më shumë se 2000 ton.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)