play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Javier Bardem thotë se filmi e ka ndihmuar të shërojë shumë trauma personale!

today01/03/2024

Background
share close
Javier Bardem, ka thënë se filmi “E.T. The Extra-Terrestrial” i ka ndihmuar atij të përballonte mungesën e babait, pasi prindërit i ishin ndarë menjëherë pas lindjes së tij.
Ai thotë se përgjatë fëmijërisë gjente rehati duke e parë këtë film  plot 24 herë.

Aktori  ka treguar në një intervistë se si i kishte menaxhuar ndjenjat e dëshpërimit përgjatë kësaj kohe.

“Kam parë 24 herë filmin ‘E.T. The Extra-Terrestrial’.

Prindërit e mi janë ndarë kur unë isha i vogël. Babai im nuk ishte pothuajse asnjëherë prezent.

Javier Bardem: 'I can't stand violence' | British GQ | British GQ

Ndonjëherë më dukej vetja si fëmijë i braktisur. S’kisha burim tjetër dashurie pos të nënës time, motrës e vëllait.

U lidha shumë me personazhin Eliot në film, pasi edhe ai ishte i braktisur. Bëhet fjalë për dy shpirtra të braktisur që mundohen të gjejnë dashurinë e ti përkasin një familjeje.

Qaj sa herë që e shoh filmin”, ka thënë Javier për “WIRED”.

Prindërit e aktorit, nëna, aktorja, Pilar Bardem dhe babai Jose Carlos Encinas Soussinague, ishin ndarë nga njëri-tjetrin menjëherë pas lindjes se Javierit.

Aktori 54 vjeç, është i martuar me aktoren Penelope Cruz që nga viti 2010 dhe bashkë kanë dy fëmijë, djalin Leo dhe vajzën Luna.

Penélope Cruz and Javier Bardem's Relationship Timeline

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%