Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka patur vizitorë të veçantë. Vajza e ish-presidenti Donald Trump, Ivanka Trump bashkë me bashkëshortin kanë zgjedhur të shohin nga afër muzeun. Ata u shoqëruan edhe nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë vizitës, çifti amerikan la një shënim në librin e përshtypjeve, ndërsa veçuan mikpritjen shqiptare, si një vlerë e veçantë.
“Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:”Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:”Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria””, thuhet një njoftimin e muzeut.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)