play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

Ish-kryeministri bullgar: Asnjë shans që Bullgaria të heqë veton gjatë samitit

today23/06/2022

Background
share close

Ish-Kryeministri bullgar Kiril Petkov, qeveria e të cilit ra ditën e djeshme, tha të enjten (23 qershor) se nuk kishte asnjë shans që Bullgaria të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti të BE-së, por la të kuptohet se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim.

Petkov, i qëndron qasjes së tij se parlamenti duhet të miratojë një rezolutë që lejon heqjen e vetos, bazuar në miratimin e propozimit të Presidencës franceze.

Ai theksoi se opozita bullgare përdori çështjen maqedonase për të shantazhuar kabinetin e tij sa herë që kishin frikë se do të zbulohej korrupsioni që nga koha e tyre në detyrë.

Një votë mosbesimi çoi në rrëzimin e qeverisë së Kiril Petkov, e cila u zgjodh vetëm gjashtë muaj më parë.

Situata e tensionuar politike në parlamentin bullgar pas votimit të mosbesimit të miratuar dje nuk ndihmon për një zgjidhje të shpejtë të problemit të vetos.

Asnjë parti politike nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për një vendim që mund të kritikohet nga opinioni publik, veçanërisht me zgjedhjet në prag.

Partia kryesore e opozitës, GERB e Borisovit, thotë se do të mbështesë një rezolutë për heqjen e vetos nëse Petkov e propozon atë.

I pyetur nga EURACTIV për Borisovin, i cili po përpiqet të pozicionohet si një politikan konstruktiv, Petkov tha:

“Ai është personi më i pandershëm që njoh. Ai thotë në mëngjes, ‘Unë dua të mbështes hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE’… Në të njëjtën kohë, ai bllokon komisionin e punëve të jashtme në parlament të njëjtën pasdite.”

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Sport

1 humbje 2 barazime në Ligën e Kombeve, FIFA publikon renditjen mujore, mësoni pozicionin e Shqipërisë

Një humbje dhe 2 barazime në Ligën e Kombeve nuk kanë pasur efekt në renditjen mujore të publikuar nga FIFA. Me 1361 pikë në total, Shqipëria renditet në vendin e 66-të. Izraeli, rivali i kuqezinjve në Grupin B renditet në vendin e 76-të ndërsa Islanda renditet në vendin e 63-të. Ashtu si Shqipëria, as dy rivalët e tyre nuk kanë ndryshuar asnjë pozicion në renditjen e FIFA-s. Një pozicion ka […]

today23/06/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%