Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Presidenca irlandeze e BE-së ka premtuar mbështetje për shtetet kandidate në rrugën e anëtarësimit në BE.
“Si Presidencë, ne do të punojmë për të mbrojtur vlerat thelbësore mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian: liria, demokracia, barazia, sundimi i ligjit dhe respekti për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut.
Ne do t’i ndihmojmë ata që dëshirojnë të anëtarësohen në familjen evropiane. Ne do t’i ndihmojmë shtetet kandidate që të bëjnë sa më shumë përparim të jetë e mundur drejt këtij qëllimi”, deklaroi Micheál Martin, kryeministër i Irlandës.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Metsola, theksoi se procesi i zgjerimit duhet të ecë përpara, sepse në fund të fundit kjo ka të bëjë me sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin e Evropës së bashkuar.
“Zgjerimi është mjeti më i fortë gjeopolitik i Evropës dhe më në fund po kalojmë nga fjalët në veprime. Kjo është dhe ka qenë gjithmonë forca jonë dhe është arsyeja pse gjithnjë e më shumë vende kthehen drejt Evropës, përfshirë fqinjët e afërt.
Bisedimet e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë po përparojnë. Mali i Zi po i afrohet vijës së finishit. Ne duhet të vijojmë të ecim përpara, sepse në fund të fundit kjo ka të bëjë me sigurinë, prosperitetin dhe stabilitetin e Evropës. E falënderoj shumë Presidencën Irlandeze që e ka bërë zgjerimin një përparësi kyçe”, pohoi Metsola.
Me nisjen nga puna të Presidencës irlandeze, Shqipëria synon që për herë të parë të mbyllë tre kapituj të negociatave.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)