Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Irani dhe Omani kanë diskutuar për një korridor të përbashkët të përkohshëm lundrimi në Ngushticën e Hormuzit dhe ranë dakord ta pastrojnë atë nga minat.
Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar më herët se rruga ujore është pastruar nga të gjitha minat dhe paralajmëroi Iranin të mos vendoste të tjera.
Ministri i Jashtëm i Omanit u shpreh pas bisedimeve me homologun iranian se një zgjidhje e përhershme do të vijë në kohën e duhur dhe diskutimet do të vazhdojnë edhe me partnerët rajonalë.
Transporti në Ngushticën e Hormuzit ka rënë në nivelin më të ulët në 10 ditët e fundit. Pesë anije mallrash kaluan nëpër rrugën tregtare të martën, pak ndryshim nga një ditë më parë, por shumë nën mesataren 10-ditore prej 15 anijesh në ditë.
Edhe pse sulmet aktive midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë ndalur, përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje paqeje kanë mbetur pezull dhe kalimi përmes rrugës ujore mbetet i rrezikshëm.
Media amerikane Axios raporton se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u ka thënë disa ministrave të jashtëm aleatë se Uashingtoni nuk pret të nisë sulme të reja kundër Iranit “për momentin”, duke sinjalizuar një zhvendosje drejt presionit ekonomik dhe detar.
Axios raportoi se Rubio e ndau strategjinë në telefonatat e fundit me homologët e huaj, duke thënë se fokusi do të ishte në rritjen e presionit ekonomik përmes një bllokade detare dhe një iniciative të re sanksionesh.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)