Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, inflacioni në muajin nëntor ishte 2.1%. Rritjen më të madhe të çmimeve e kanë qiratë dhe ushqimet.
Sipas publikimit të INSTAT, krahasuar me muajin nëntor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, të cilat u shtrenjtuan me 4%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me 2,8%.
Rritje kanë pasur të gjitha kategoritë, përfshirë ushqimet dhe pijet joalkoolike, po ashtu edhe argëtimi dhe kultura, çmimet e hoteleve dhe kafeneve, si edhe çmimet e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore, si dhe transporti dhe veshjet. tab1
Brenda grupit të ushqimeve rritje më të madhe të çmimeve ka pasur grupi “Qumësht, djathë dhe vezë”, të cilat u shtrenjtuan me 4,9%, pasuar nga nëngrupet “Vajra dhe yndyrna” me një rritje prej 4,6% të çmimeve, po ashtu çmimi i peshkut u rrit me 3,3%, ndërsa mishi u shtrenjtua me 2,9%. tab2
Buxheti i çmimeve të ushqimeve zë pjesën më të madhe të të ardhurave buxhetore të familjeve — mbi 40%.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)