Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/07/2022
Shpikësi i telefonit celular ka sugjeruar që njerëzit që shpenzojnë shumë kohë në pajisje elektronike, “ndoshta të rimendojnë prioritetet e tyre”.
Martin Cooper, një inxhinier amerikan 93-vjeçar, po shfaqej në “BBC Breakfast” kur sugjeroi që njerëzit të ndalonin lëvizjen dhe ‘t’i ktheheshin jetës’.
Cooper drejtoi ekipin në “Motorola”, përgjegjëse për zhvillimin e telefonit të parë celular në vitet 1970.
Në vitin 1973, ai u bë personi i parë në histori që bëri një telefonatë celulare në publik.
I vlerësuar gjerësisht si ‘babai i celularit’ ai pranoi se në fakt nuk e përdor aq shumë pajisjen.
Madje Cooper shpjegoi gjatë intervistës se ai ndoshta shpenzon më pak se 5 % të kohës së tij në telefonin e tij.
Kur u pyet se çfarë do t’u thoshte atyre që shpenzojnë më shumë se pesë orë në telefonin e tyre, ai tha se do t’iu thoshte të jetonin.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)