play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

“H1 Audio Earrings” vathët me perla dhe njëherësh kufjet tuaja!

today17/01/2023

Background
share close

Sinergjia e bizhuterive dhe pajisjeve të llojeve të ndryshme nuk është asgjë e re, por kufjet më të fundit nga kompania “Nova Audio” sjellin edhe disa teknologji të reja.

Kompania “Nova Audio” ofroi në treg kufje të fshehura në vathë me perla. Pajisja e tyre vjen në treg me emrin “H1 Audio Earrings”, dhe ata punojnë në një mënyrë disi të pazakontë.

Vathët “Audio H1 Earrings”  kanë kapëse dhe mund të përdoren në vendin e zakonshëm ose në pjesën e sipërme të veshit.

“Nova Audio” thotë se teknologjia shton një “shtresë tingulli” në mjedisin tuaj, duke ju lejuar të dëgjoni se çfarë po ndodh rreth jush ndërsa shijoni tingullin nga kufjet tuaja.

Pavarësisht se altoparlantët mbeten jashtë veshit, “Nova Audio” thotë se teknologjia e tingullit të drejtuar i pengon njerëzit e tjerë të dëgjojnë atë që po dëgjoni.

 

Vathët audio ofrojnë deri në 3,5 orë riprodhim muzike ose 2,5 orë kohë bisede duke përdorur katër mikrofonat e integruar.

Kutia e karikimit e përfshirë, e cila duket si një kuti elegante vathësh, lejon deri në tre karikim, për një total prej rreth 14 orë dëgjimi.

Ekziston gjithashtu një buton i integruar në vathë që ju lejon të kontrolloni riprodhimin dhe thirrjet telefonike.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *