play_arrow

keyboard_arrow_right

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

High Tech Time

Fundi i një epoke! “Apple” nuk do të prodhojë më iPod

today13/05/2022

Background
share close

Apple ka njoftuar se do të ndërpresë riprodhimin e “iPod Touch”, duke i dhënë fund një pajisjeje të vlerësuar gjerësisht, për revolucionarizimin e mënyrës sesi njerëzit dëgjojnë muzikë.

iPod-i i parë erdhi  në vitin 2001, ai mund të ruante 1000 këngë ndërsa sot ka më shumë se 90 milionë këngë në shërbimin e transmetimit të Apple.

Say Hello To iPod | 1000 songs in your pocket

“iPod Touch” u projektua nga i njëjti ekip që më vonë shpiku iPhone, i cili shpejt e la në hije iPod-in.

Kompania  “Apple”  përditësoi për herë të fundit iPod-in në vitin 2019.

Ka pasur modele të ndryshme iPod gjatë viteve – duke përfshirë “Nano” dhe “Shuffle” – por “iPod Touch”, i cili u prezantua  në 2007 është modeli i fundit.

Kompania kaliforniane “Apple”  thotë se ai do të mbetet i disponueshëm për ta blerë  derisa të jenë në dispozicion në rezerva të pajisjes.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Interesante

E premte 13, çfarë duhet të bëni për ditën më të zezë të vitit?

Nëse je supersticioz dhe shqetësohesh për këtë bashkim dhe historinë që fshihet pas, nuk je vetëm. Data 13 e premte, prej vitesh, që para lindjes së Krishtit, është konsideruar një prej ditëve më të pafata të vitit. Për shumë njerëz, ky është makthi më i madh që mund të ndodhë në kalendarin e një viti. Për vitin 2022, kjo është e premtja e pare dhe e vetmja, e cila vjen […]

today13/05/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%